Është ulur numri i infektimeve me Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 10.851 testime të kryera, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit 19 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin. Në total numri i rasteve aktive është 20.652.
Ndërkohë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës.