Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

2025/06/24 at 5:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin, për t’i dhënë fund konfliktit 12-ditor

Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë fillimisht në 68 dollarë për fuçi, ndonëse ndërkohë është rritur për pak – 69.68 dollarë për fuçi – pasi Irani dhe Izraeli e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit pak orë pas nisjes.

Çmimet e naftës janë rritur në ditët e fundit, pas shqetësimeve se Teherani do të mund t’i pengonte furnizimet globale duke mbyllur Ngushticën e Hormuzit, rrugë kryesore detare për transportin e naftës dhe gazit.

Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara, Mbretëri të Bashkuar dhe Evropë kanë qenë stabile, pasi presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë Izraelit që të mos gjuajë më me bomba, ndonëse e ka akuzuar edhe Iranin për shkelje të armëpushimit.

Vetëm disa orë më parë, Trump ka thënë se armëpushimi ka nisur të zbatohet.

Çmimi aktual i naftës është nën nivelin që ishte kur Izraeli nisi raketa kundër qendrave bërthamore iraniane më 13 qershor.

Sulmi ndikoi në rritjen e çmimit të naftës deri në 81 dollarë për fuçi, duke shtuar shqetësimet për rritje të çmimeve të produkteve tjera të domosdoshme për jetesë.

Diçka e tillë ndodhi pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë tre vjet më parë, duke ndikuar në jetët e njerëzve në mbarë globin.

Situata në Lindje të Mesme është e tensionuar prej sulmit të befasishëm të Izraelit në qendra bërthamore dhe ushtarake të Iranit.

Izraeli konsideron se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën, ndonëse Teherani pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime paqësore

Irani është hakmarrë me sulme raketore në Izrael dhe në shkëmbim e sipër të raketave janë vrarë dhe plagosur banorë të të dyja shteteve./REL

Ju sugjerojmë

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
Bota

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

28 Shtator, 2025 10:06 pm
Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
Bota

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

28 Shtator, 2025 9:33 pm
Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
Aktualitet

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

28 Shtator, 2025 8:53 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

28 Shtator, 2025 8:01 pm
Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
Bota

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

28 Shtator, 2025 6:26 pm
Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
Kronikë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

28 Shtator, 2025 5:46 pm
REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
Aktualitet

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 Shtator, 2025 4:36 pm
E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
Bota

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

28 Shtator, 2025 3:42 pm
Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
Bota

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

28 Shtator, 2025 2:46 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Politikë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

28 Shtator, 2025 2:40 pm
Para
“Armëpushim sa më shpejt”, Kina: Mbështetje për Iranin

"Armëpushim sa më shpejt", Kina: Mbështetje për Iranin

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para

Zjarri në Fier, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive

TE FUNDIT

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
28 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi përmes një postimi në Truth Socia për masakrën e ndodhur të dielën në mëngjes në...

Lexo më shumë

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
28 Shtator, 2025

Të paktën një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, pasi një person i armatosur kreu një...

Lexo më shumë

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
28 Shtator, 2025

Në mbrëmjen e premierës së operas Traviatta në Teatrin e Operas dhe Baletit ndodhi një incident, me protagoniste sopranon e...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
28 Shtator, 2025

Aksident i rëndë në aksin “Elbasan–Cërrik”, me pasojë 5 të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com