Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit ka vendosur që çmimi i naftës, të jetë 203 lekë të reja. Ky çmim do të jetë i vlefshëm për datat 16 deri në 21 Mars. Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Kështu, çmimi i naftës është ulur me 8 lekë për 5 ditët e ardhshme. Ditën e djeshme çmimi ka qenë 211 Lekë për litër.
Bordi i Administrimit të Karburanteve u ngrit nga qeveria për të bërë kontrolluar lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e abuzimeve brenda tregut tonë.