Bota

Ulen viktimat, Spanja lehtëson masa të tjera të izolimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:03 - 22/05/20 |
el ida

Në kryeqytetin spanjoll, Madrid,do të lehtësohen disa masa të tjera të izolimit, pasi numri i rasteve me koronavirus është në rënie.

Autoritetet njoftuan se taracat e bareve dhe restoraneve në kryeqytet, do të rihapen, ndërsa do të lejohen edhe grumbullimet deri në 10 persona.

Të enjten, Spanja konfirmoi 48 viktima nga koronavirusi dhe kjo ishte shifra më e ulët e humbjeve të jetëve që nga shpërthimi i pandemisë, më 16 mars. Shifrat kishin arritur kulmin më 2 prill, kur u raportuan 950 të vdekur brenda 24 orëve.

Në total, deri më tani në Spanjë janë regjistruar gjithsej 233,037 të infektuar dhe 27,940 vdekje./Opinion.al

Pas