Gjatë ditës së sotme në vendin tonë vijon qarkullimi i masave të ftohta që kanë depërtuar nga veriu i Europës drejt Ballkanit duke kushtëzuar në territorin Shqiptar, mot të kthjellet por të ftohtë.
Pjesa e dytë e ditës, sjell në zonat Veriperëndimore dhe skajin Jugor, herë pas here vranësira të shpeshta por mundësia për reshje është thuajse zero.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C..
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim jo më shumë se 2 ballë./Opinion.al