Gjatë ditës së sotme moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë në vend deri në orët e pasdites, kur në zonat malore kryesisht veri-verilindje të Shqipërisë do të ketë kalime vranësirash, të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara shiu.
Orët e natës do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në vendin tonë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm sërish në vlerat minimale por edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 36°C mesdita.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.