Vendi ynë do të karakterizohet gjatë paradites me një mot të kthjellët. Por në orët e mesditës dhe në vijim pritet të ketë kalime të pakta vranësirash të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të izoluara shiu në Jugperëndim të territorit. Ndërsa në skajin Verior do të ketë reshje të pakta dëbore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 9°C.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verior-Veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë./Opinion.al