Aktualitet

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:19 - 19/11/21 |
Opi Nion

Gjatë orëve të paradites moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Parashikohet që pasditja të sjellë zhvillim të vranësirave në zonat juglindore duke rrezikuar shira të dobët dhe lokale ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por rritje pritet në orët e  mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi  3 ballë./Opinion.al

Pas