Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Maqedonia e Veriut ka regjistruar rënie të numrit të rasteve të reja me Covid-19 por numri i viktimave mbetet i lartë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 830 testime të kryera janë regjistruar 94 raste me COVID-19, afërsisht sa Shqipëria. Kjo është një shifër e ulët, krahasuar me 198 që u ishin dje.
Gjysmat e rasteve ishin në Shkup teksa Gostivari ndjek me 13 raste, kurse Tetova ka 6.
Por numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit u rrit me 8, dyfish më i lartë se 4 që ishin ditën e djeshme.