Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar në 24 orët e fundit për 84 raste të reja me koronavirus. Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 4 mijë mostrave të marra në të gjithë republikën e Kosovës.
Nga virusi gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 qytetarë.
Nga ana tjetër bëhet me dije se Ministria ka njoftuar gjithashtu edhe për shërimin e 786 pacientëve dhe vaksinimin e gati 16 mijë qytetarëve. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 5 mijë e 371.
“Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.Në total numri i rasteve aktive është 5.371”, ka njoftuar Ministria./Opinion.al