Greqia ka vendosur të shpallë një fushatë vaksinimi për grupet e rrezikuara nga mosha 50 vjeç me vaksinën BCG kundër tuberkulozit nga 1 qershori.
Fushata u vendos pas një studimi të specialistëve grekë për infeksionet virale që nisi nga viti 2017 dhe që u përfundua në muajt e parë të 2020.
Përderisa nuk ekziston një vaksinë e posaçme dhe është vërtetuar se kjo vaksinë ul rrezikun e gjendjes së rëndë nga covid-19 deri në 80%, atëherë përbën një mbrojtje momentale për popullsinë dhe krijimin e imunitetit të popullsisë, theksojnë shkencëtarët grekë.
Vaksinimi do bëhet në 4 spitale të Athinës dhe disa të qyteteve më të mëdha periferike. /Opinion.al