Bota

Ukrainë/Shkatërrohet plotësisht kampi në Mykolaiv, frikë për shumë të vdekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:03 - 19/03/22 |
Opi Nion

Kampi i vendosur në jug të Ukrainës, në rajonin e Mykolaiv, u shkatërrua plotësisht pas një sulmi ajror rus, duke shkaktuar shqetësim të madh për numrin e të vdekurve.

Kampi, në veri të qytetit të Mykolaiv, u godit nga gjashtë raketa ruse mëngjesin e së premtes, më 18 mars. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë informacion për numrin e të vdekurve nga autoritetet ukrainase.

Rusët “kanë kryer goditje kundër ushtarëve në kohën e gjumit. “Operacioni i shpëtimit po vazhdon,” tha guvernatori i Mykolaiv Vitaly Kim në një video të postuar në Facebook këtë mëngjes, duke shtuar se ai ishte në pritje të informacionit për viktimat ukrainase.

Sipas informacioneve ushtarake në terren, rreth 200 ushtarë të rinj ndodheshin në kamp në momentin e sulmit. Dhjetra janë vrarë, ka thënë një tjetër ushtar ukrainas. “Ne jemi ende duke numëruar, por është e pamundur të dihet për shkak të gjendjes së trupave”, tha një shpëtimtar.

Kryetari i bashkisë së Mykola Oleksandr Senkevich tha, sipas mediave ukrainase, se qyteti, i cili kishte një popullsi prej gjysmë milioni para luftës, ishte bombarduar nga lagjja Kherson e kontrolluar nga Rusia.

“Bombardimi po kryhet me shpejtësi të lartë për të aktivizuar sistemin e alarmit kundërajror,” tha ai, sipas faqes së internetit Ukraïnska Pravda.

Mykolaiv dhe rrethinat e tij janë skenë e luftimeve të ashpra dhe bombardimeve ruse. Qyteti ka një rëndësi strategjike sepse është kryqëzimi i fundit përpara Odesës./Opinion.al

 

 

 

Pas