Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukrainë/ Rusët marrin kontrollin e pjesës më të madhe të Severodonjeckut

2022/06/01 at 7:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukrainë/ Rusët marrin kontrollin e pjesës më të madhe të Severodonjeckut

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut tha se trupat ruse tashmë kanë nën kontroll mbi 60 për qind të qytetit të Severodonjeckut. “Rusët po sulmojnë, po konsolidohen në qendër të Severodonjeckut, ndërsa vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën dhe objektet industriale. Një pjesë e trupave ukrainase tani janë “tërhequr në pozicione më të favorshme, të përgatitura paraprakisht”, ndërsa trupat e tjera vazhdojnë “luftimet brenda qytetit”.


Ministria britanike e mbrojtjes tha në përditësimin e saj të inteligjencës, më 1 qershor se sipas vlerësimeve të saj, “më shumë se gjysma e qytetit ka të ngjarë të bjerë në duart e forcave ruse dhe luftëtarëve çeçenë”.

Në raportin e inteligjencës britanike thuhet se jashtë Donbasit, “Rusia vazhdon të kryejë sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi ndaj infrastrukturës në të gjithë Ukrainën”.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha në përditësimin e datës 1 qershor se Rusia po “përqendronte përpjekjet e saj në kryerjen e operacioneve sulmuese” në zonën e Donjeckut.

Në Lyman, 60 kilometra në perëndim të Severodonjeckut, “luftimet vazhdojnë”, sipas ushtrisë ukrainase, pavarësisht raportimeve të mëparshme se qyteti, një kryqëzim i rëndësishëm hekurudhor, kishte rënë në duart e rusëve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy raportoi se forcat ukrainase kanë arritur të korrin sukses pranë qytetit jugor të Khersonit dhe po përparojnë në pjesë të rajonit të Harkivit në lindje të Kievit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara bënë të ditur të martën se do të dërgojnë në Ukrainë sistemet e raketave të artilerisë me rreze të lartë veprimi, të njohura si “HIMARS”, që mund të godasin me saktësi objektivat deri në 80 kilometra larg, ndërsa një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se Ukraina ka dhënë garanci se nuk do të përdorë këto raketa për të goditur objektivat brenda territorit të Rusisë.

Ndërkohë, situata e bllokimit të eksporteve të grurit nga Ukraina është shumë shqetësuese dhe gruri nuk mund të përdoret si “armë lufte”, tha Papa Françesku, duke i bërë thirrje Rusisë të mos e përdorë grurin si një armë lufte.

Duke folur para mijëra njerëzve të mbledhur të mërkurën në sheshin e Shën Pjetrit, Papa tha se miliona njerëz vareshin nga gruri i Ukrainës.

“Bllokimi i eksporteve të grurit nga Ukraina është shumë shqetësues, sepse jeta e miliona njerëzve varet nga kjo, veçanërisht në vendet më të varfra. Ju lutem! Mos e përdorni grurin, një ushqim bazë, si armë lufte”, tha Papa Françesku.

Papa e ka dënuar vazhdimisht luftën pa përmendur drejtpërdrejt Rusinë apo Vladimir Putinin. Kjo ishte hera e parë që ai foli për krizën globale të ushqimit që ka sjellë kjo luftë.

Më 1 qershor, Kremlini tha përsëri se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga perëndimi dhe lëvizjet e Ukrainës, ishin përgjegjës për krizën e mundshme ushqimore.



Ju sugjerojmë

Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

23 Dhjetor, 2025 3:20 pm
FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
Sport

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

23 Dhjetor, 2025 2:02 pm
Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein
Bota

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

23 Dhjetor, 2025 1:51 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS
Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

23 Dhjetor, 2025 1:47 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Para
Vuçiç: Do e zgjidh me Ramën çështjen e shitjes së Telekom Albania

Rezoluta për gjenocidin në Kosovë, Berisha: Rama e refuzon se është vasal i Vuçiç

Covid-19 në Shqipëri/ 2,670 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/Asnjë humbje jete, 50të infektuar dhe 3 të shtruar në spital

E nisur nga Shqipëria, kapet drogë me vlerë 300 mijë euro në Maqedoninë e Veriut

E nisur nga Shqipëria, kapet drogë me vlerë 300 mijë euro në Maqedoninë e Veriut
















TE FUNDIT

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

Arrestohet në Londër Greta Thunberg
23 Dhjetor, 2025

Aktivistja suedeze Greta Thunberg u arrestua sot në Londër nga policia britanike, teksa merrte pjesë në një protestë pro-palestineze në...

Lexo më shumë

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
23 Dhjetor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi bazën ushtarake Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të stacionuar ushtarë francezë, siç ka bërë...

Lexo më shumë

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
23 Dhjetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se ky libër është quajtur “Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”....

Lexo më shumë

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
23 Dhjetor, 2025

Në konferencën për shtyp këtë të martë, Sali Berisha u shpreh se Ervin Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com