Forcat ruse kanë vrarë kryebashkiakun e Gostomel, një qytet afër kryeqytetit ukrainas Kiev, thanë autoritetet të hënën.
Kreu i Gostomel, Yuri Illich Prylypko, vdiq teksa shpërndante ushqime dhe ilaçe për të sëmurët.
Gostomel, në veriperëndim të Kievit, është vendi ku ndodhet aeroporti ushtarak strategjik Antonov, ku u zhvilluan beteja të ashpra midis forcave ukrainase dhe ruse në ditët e para të luftës.