Guvernatori i rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore tha se ishte arritur një marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet.
Reuters shkruan se guvernatori Serhiy Gaidai tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se armëpushimi do të hynte në fuqi në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale.
Luhansk ndodhet në rajonin e Donbasit, i kontrolluar nga prorusët, ku janë kryer luftimet të ashpra që prej fillimit të agresionit rus./Opinion.al