Bota

Ukrainë/ 19 viktima nga sulmi në kullën televizive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:12 - 15/03/22 |
Opi Nion

Bombardimet ruse shkaktuan 19 viktima në kullën televizive në rajonin verior Rivne të Ukrainës.

Ditën e djeshme u deklarua paraprakisht nga Guvernatori Vitaliy Koval se 9 persona kishin humbur jetrën nga sulmi ajror, por pas kërkimeve janë gjetur dhe 10 trupa të tjerë të pajetë.

Shpërthime të mëdha janë dëgjuar në të gjithë Kievin gjatë natës, ndërsa Rusia vazhdonte bombardimet ndaj kryeqytetit të Ukrainës.

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë sot, megjithëse SHBA mbetet skeptike, duke thënë se nuk ka parë asnjë shenjë se Vladimir Putin do të ndalojë sulmin.

Karvani prej 160 makinash civile u lejua të largohej nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit, ndërsa njerëzit kanë nevojë gjithnjë e më shumë për ushqim dhe furnizime të tjera.

Ukraina thotë se zmbrapsi një përpjekje të Rusisë për të marrë kontrollin e Mariupolit, i cili aktualisht është i rrethuar.

Pas