Një gjeneral i lartë rus është vrarë gjatë luftimeve në Kharkiv. Lajmi është dhënë nga ministria e Mbrojtjes të Ukrainës.
Ministria postoi të hënën në Twtter se forcat e saj kishin vrarë gjeneralmajor Vitaly Gerasimov. Ai besohet të ketë qenë zëvendëskomandant i parë i ushtrisë së 41-të të Rusisë.
Ky lajm vjen pas raporteve se një tjetër komandant i lartë rus u vra në Ukrainë javën e kaluar.
Gjeneral Major Andrei Sukhovetsky, komandant i një divizioni ajror, u vra në luftime më 28 shkurt, raportoi një organizatë oficerësh në Rusi./Opinion.al