Bota

Ukraina/Trump:Putin është i zgjuar,do e kisha të lehtë t’i jepja fund kësaj farse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:37 - 27/02/22 |
Opi Nion

Në fjalimin e tij në mbledhjen më të madhe vjetore të konservatorëve të Amerikës, Donald Trump lavdëroi presidentin rus Vladimir Putin duke e cilësuar inteligjent.

Teksa Ukraina i rezistoi përparimeve ushtarake të Rusisë, Trump doli në skenë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Florida, dhe fajësoi Joe Biden për krizën në Ukrainë.

Ish-presidenti e vlerësoi Putinin si “të zgjuar” dhe shtoi se bota nuk do të ishte në prag të një lufte tjetër të gjatë nëse ai nuk do të kishte humbur zgjedhjet në SHBA në 2020.

“Problemi nuk është se ai është i zgjuar, që sigurisht ai është i zgjuar, por problemi i vërtetë është se udhëheqësit tanë janë budallenj”, tha Trump.

“Do të kishte qenë kaq e lehtë për mua që ta ndaloja këtë farsë. Ai më kupton dhe ai e kupton që unë nuk luaj lojëra.”

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është i tmerrshëm. Është një fyerje dhe një mizori që nuk duhej lejuar kurrë të ndodhte. Ne po lutemi për popullin krenar të Ukrainës. Zoti i bekoftë të gjithë.”-tha Trump./Opinion.al

Pas