Bota

Ukraina thirrje Kryqit të Kuq: Hajdeni merrni trupat e mijëra rusëve të vrarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:08 - 26/02/22 |
Opi Nion

Olexander Scherba, një nga diplomatët e rëndësishëm ukrainas ka shpërndarë në “Tëitter”  thirrjen e  ministrit të Jashtëm të Ukrainës ndaj Kryqit të Kuq që të vijnë të marrin trupat e ushtarëve rus të vrarë gjatë dy ditëve të para të sulmit.

Sipas Scherba, janë mijëra rusë të vrarë gjatë dy ditëve të para dhe se Kryqi i Kuq duhet të marrë masat.

Një ditë më parë, ushtria ukrainase tha se kishte vrarë 2 800 ushtarë rusë, ndërsa raportuan për 80 tanke të shkatërruar dhe qindra automjete të blinduara.

Gjatë mbrëmjes së djeshme u raportua edhe për rrëzimin e një avioni të madh transporti IL 76, i cili mban deri 200 trupa ushtarake me pajisjet e tyre megjithatë deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar.

 

Pas