Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, në lidhje me Komitetet e Jashtme dhe të Mbrojtjes të Parlamentit Evropian, ka deklaruar se Rusia po bën gjenocid në Mariupol.
Reznikov tha se Mariupol prej tre javësh është pa ujë, energji elektrike dhe se goditet vazhdimisht nga raketa, madje bombardohen edhe autokolona humanitare.
“Vlerësohet se viktimat civile janë 20 mijë. Dje u bombardua teatri i qytetit ku ishin strehuar 1200 gra e fëmijë. Kishte shenja se brenda kishte fëmijë, por gjithsesi përbindëshi goditi” –tha Reznikov.