Trupat ruse kanë rrëmbyer drejtorin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, sipas njoftimit të Rregullatorit shtetëror bërthamor të Ukrainës “Enerhoatom”.
Ai thotë se Drejtori Ihor Murashov u mor nga forcat ruse teksa makina e tij po udhëtonte nga objekti për në qytetin e afërt të Enerhodar ditën e premte. Më pas, atij i lidhën sytë dhe besohet se u dërgua në një burg në Enerhodar”, tha presidenti i Enerhoatom për BBC.
Moska mori kontrollin e centralit më të madh bërthamor në Evropë në mars ku mbajti dhe stafin e saj ukrainas. Si Ukraina ashtu edhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për granatimet e vazhdueshme të uzinës, mes shqetësimeve globale se kjo mund të çojë në një incident të madh rrezatimi në Evropë.
Në një deklaratë presidenti i Enerhoatom, Petro Kotin tha se Murashov “mban përgjegjësinë kryesore dhe ekskluzive për sigurinë bërthamore dhe rrezatuese” të centralit bërthamor. Ai tha se ndalimi i tij të premten “vë në rrezik sigurinë e funksionimit të termocentralit më të madh bërthamor në Evropë”.
Përveç kësaj, ai i tha BBC-së se ndalimi ndodhi pasi Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi aneksimin e 4 rajoneve të Ukainës , duke përfshirë edhe Zaporizhzhian.
Kontin tha se masa për të rrëmbyer Musharov ishte një përpjekje për ta detyruar atë të pranonte transferimin e termocentralit nga Ukraina në Rusi.
“Ata po përpiqen ta bëjnë atë të pranojë lëvizjen e (centralit bërthamor Zaporizhzhia) nga Ukraina në Rosatom, por jam i sigurt se ai është kundër. Shumë herë më parë ai refuzoi të pranonte botën ruse e kështu me radhë,” tha Kontin.
Presidenti i uzinës i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të shefit të termocentralit, duke akuzuar Rusinë për “terrorizëm bërthamor”.
Centrali bërthamor me gjashtë reaktorë ndodhet në pjesën e pushtuar të rajonit jugor të Ukrainës Zaporizhzhia.
Ukraina thotë se trupat ruse po përdorin stacionin si bazë ushtarake dhe se punonjësit në fakt mbahen nën kërcënimin e armëve. Moska e mohon pretendimin.