Për herë të parë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pranuar përgjegjësinë e Kievit për sulmin në urën e Krimesë më 8 tetor 2022.
Në ditën e 500-të të luftës, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar publikoi në Telegram një listë të veprimeve më të rëndësishme të kryera nga ushtria, duke përfshirë sulmin në urë: “273 ditë që nga sulmi i parë i kryer në urën e Krimesë për të prishur logjistikën e rusëve”, ka shkruar ajo.
Ura e Krimesë u hodh në erë me eksploziv të transportuar nga një kamion bombë./Opinion.al