Bota

Ukraina po vlerëson ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:59 - 22/02/22 |
Opi Nion

Pas njohjes së pavarësisë së rajoneve të Luhanskut dhe Donbasit, Ukraina njofton se po shqyrton një kërkesë nga ministria e Jashtme për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Lajmi u dha nga presidenti Zelensky gjatë një konference për shtyp me homologun estonez.

Sipas BBC, Zelensky u kërkon aleatëve të tij evropianë të mos presin të vendosin sanksione kundër Moskës.

Ai minimizon mundësinë e një konflikti në shkallë të gjerë me Rusinë, por thotë se është i përgatitur të vendosë ligjin ushtarak nëse ndodh./Opinion.al

Pas