Bota

Ukraina/ Paralajmëron kancelari gjerman: Do të ketë kosto të lartë për Rusinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:20 - 19/02/22 |
Opi Nion

Gjermania do të mbrojë anëtarët e aleancës, bëri të ditur kancelari gjerman, Olaf Scholz të shtunën në fjalimin e parë si kancelar në Konferencën e Sigurisë. Ai paralajmëroi Rusinë për kosto të lartë në rast sulmi.

“Në Europë kërcënohemi sërish nga lufta. Dhe rreziku për këtë nuk ka kaluar aspak”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku e paralajmëroi Rusinë nga pasojat e një sulmi ndaj Ukrainës. “Do të ketë kosto të lartë për Rusinë çdo shkelje tjetër e integritetit territorial të Ukrainës, si nga ana politike, ekonomike dhe gjeostrategjike.”

Scholz deklaroi në Konferencën e Sigurisë sepaqja në Europë mund të ruhet, nëse i ruajmë dhe nuk i ndryshojmë kufijtë.

Gjermania do të mbrojë partnerët e aleancës

Megjithatë kancelari gjerman u tregua i gatshëm për rrugën e diplomacisë. “Diplomaci sa më shumë të jetë e mundur, pa qenë naiv, ky është pretendimi”, tha ai. Rusia ka ngritur çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO në një “casus belli” (rast që çon në luftë). “Kjo është paradoksale, sepse nuk shtrohet për vendim.”

Nuk ka asnjë justikim, tha Scholz, që të vendosen 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas dhe theksoi premtimin se Gjermania do të mbrojë partnerët e aleancës nga sulmet. “Gjermania i mbetet besnike pa kushte garancisë në nenin 5”, tha kancelari gjerman në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ky vend ushtron solidaritet praktik si përmes prezencës së shtuar në zonën e Balltikut apo ndihmën për mbikqyrjen e hapësirës ajore të NATO-s në juglindje të Europës, theksoi kancelari. Gjermania kritikohet aktualisht për refuzimin e dërgimit të armëve në Ukrainë.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë”, tha Scholz. Këtu duhet bërë dallimi mes kërkesave të papranueshme të Rusisë dhe interesave legjitime për sigurinë. Si të panegociueshëm, Scholz përcaktoi të drejtën për zgjedhjen e lirë të aleancës, pra edhe mundësinë në parim të Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s. “Në të njëjtën kohë ka çështje të sigurisë që janë të rëndësishme për të dyja palët. Në krye transparenca për sistemet e armatimit dhe manovrat, mekanizmat për mënjanimin e rrezikut apo impulse të reja për kontrollin e armatimit”, tha Scholz.

Kancelari gjerman foli në Mynih katër ditë pas vizitës së tij në Moskë, ku u takua me presidentin Putin për të biseduar mbi rrugët e uljes së tensioneve e mosshkallëzimit të mëtejshëm të situatës në konflikt. Zhvillime të tilla si konflikti i Ukrainës lenë pas debatet publike për sfidat globale si pandemisë e Coronës dhe lufta kundër ndryshimit të klimës. Edhe këto kanë nevojë për një përgjigje urgjente, tha Scholz.

Pas