Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina para mobilizimit të ri – kohë e shkurtër trajnimi

2023/08/28 at 8:43 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina para mobilizimit të ri – kohë e shkurtër trajnimi

Sipas të dhënave të veta, qeveria ukrainase po përgatitet për mobilizim të ri.

“Po, ushtarakët na janë drejtuar dhe do të ketë mobilizim të ri”, tha sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Oleksij Danilov për radion e vendit. Shpallja e mobilizimit nuk do të dalë përtej parametrave të vendosur me fillimin e luftës, 24 shkurt 2022. Sipas Danilov kjo nuk është një masë e pazakontë. Mobilizimi është në vijimësi prej një viti e gjysmë, në disa etapa. “Nuk ka nevojë për kaq shumë zhurmë, zhvillimet shkojnë sipas planit që ndjekim tani”, tha Danilov. Ndërkohë ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksi Makeiev është i mendimit, se mbështetja hezituese e perëndimit është shkak për vështirësitë e kundërofensivës ukrainase. “Rusia kishte kohë të barrikadohej”, ka thënë ai për radion Deutschlandfunk.

Ukraina shpalli mobilizimin pas invazionit rus (24.shkurt.2022) dhe vendosi ligjin e luftës. Të gjithë meshkujt nga mosha 18 deri 60 vjeç janë të thirrur për të kryer shërbimin ushtarak dhe mund të thirren në luftë, nëse nuk kanë probleme shëndetësore ose janë baballarë të vetëm me fëmijë. Nuk dihet numri i rekrutëve. Para një viti zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maljar bëri fjalë për disa qindra mijëra ushtarë. Për shkak të humbjeve në front, duhet të mobilizohen gjithnjë rekrutë të rinj.

Kohë e shkurtër e trajnimit

Koha e përgatitjes së rekrutëve ukrainas konsiderohet shumë  e shkurtër. Shpesh ata kanë më pak se dy muaj në dispozicion që të absolvojnë trajnimin bazë, kohë kur ata duhet të mësojnë si të mësyjnë llogoret e armikut. Bilbili, një ushtar me pseudonim u shpreh për DW, se nuk jemi të tranuar mirë. “Ka një arsye pse ushtarët në ushtri nuk shërbejnë vetëm dy muaj, natyrisht që na nevojitet më shumë trajnim. Por ne jemi në një situatë, ku shumë gjëra u shkatërruan. Kemi nevojë të jemi të shpejtë për të zëvendësuar. Nuk ka kohë, vetëm go, go go-vazhdo.”

Ndërsa Faraoni, një pseudonim tjetër për një instruktor ukrainas thotë, se “sigurisht ka dallime mes rekrutëve të mobilizuar, dhe ushtarëve që shërbejnë në ushtri pesë, gjashtë ose edhe vetëm tre vjet. Për ta është më e lehtë, nuk na duhet të shpenzojmë më shumë kohë me gjërat bazike. Por nuk mendoj, se ka rënë niveli i përgatitjes. Kemi komandantë më me përvojë tani, të cilët mund të përgatisin rekrutët”, tha ai për DW.

Mësymja dhe marrja e llogoreve nuk është vetëm një nga operacionet më të rëndësishme të rekrutëve, po edhe një nga më të rrezikshmet. Mes ushtarëve thuhet, se sfida më e madhe ështe të mbijetosh herën e parë, dhe se zor se ndokush kalon tre herë nëpër këtë situatë pa u plagosur. Nuk ka të dhëna zyrtare, por është shumë i lartë numri i të plagosurve mes ushtarëve të rinj. Së fundmi Ukraina u trondit nga skandalet në ushtri. Mediat kishin raportuar, se një nëpunës i ushtrisë i korruptuar kishte blerë imoblije në Spanjë. Me gjasë me para të marrë ryshet, për të deklaruar të rinj ukrainas si të paaftë për luftë. /DW

Ju sugjerojmë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor
Bota

Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor

9 Qershor, 2025 6:24 pm
Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Para
Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në Slloveni

Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në Slloveni

Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

I akuzuar si bashkëpunëtor i një krimineli në Rusi, arrestohet 59-vjeçari rus në Muriqan

Bie me 20% prodhimi i birrës, prodhuesit vendas nisin shkurtimin e punonjësve

Bie me 20% prodhimi i birrës, prodhuesit vendas nisin shkurtimin e punonjësve

TE FUNDIT

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
9 Qershor, 2025

Një 57-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me një armë gjahu në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë. Sipas informacioneve të para, shtetasi...

Lexo më shumë

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
9 Qershor, 2025

Sipas raportit të INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit, në muajin maj 2025 është...

Lexo më shumë

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
9 Qershor, 2025

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk po zhvillohet vetëm në frontin tokësor, por edhe në hapësirën ajrore, ku të dyja...

Lexo më shumë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
9 Qershor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha është thirrur nga SPAK të paraqitet më 10 qershor (nesër), ora 10:00, për të dhënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com