Bota

Ukraina: Luftime të ashpra në lindje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 19/11/22 |
Opi Nion

Luftime të ashpra kanë vazhduar në lindje, ka thënë ushtria ukrainase më 19 nëntor, teksa Rusia ka vazhduar të shënjestrojë infrastrukturën civile, duke lënë miliona ukrainas pa energji elektrike.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se një ditë më parë ushtria ruse kreu dhjetë sulme ajrore dhe dhjetë sulme me raketa.

Sipas tyre, armiku ka kryer edhe 42 sulme me raketa në infrastrukturën civile dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në Zaporizhja.

“Armiku vazhdon të godasë infrastrukturën kritike dhe shtëpitë e civilëve, duke shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare, si dhe ligjet dhe zakonet e luftës”, thanë ata.

Zaporizhja, aty ku gjendet centrali bërthamor më i madhi në Evropë, ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Ushtria ukrainase tha se kanë zmbrapsur me sukses gjashtë sulme ruse në Donbas, ndërsa forcat ajrore të Kievit nisën shtatë sulme në zonat e përqendrimit të personelit rus në lindje.

Por, Moska ka vazhduar të shënjestrojë infrastrukturën e energjisë, duke dëmtuar edhe më shumë furnizimet me rrymë.

Më 18 nëntor, shumë se 10 milionë ukrainas mbetën pa energji elektrike pas një valë të re sulmesh ruse ndaj infrastrukturës kritike.

Specialistët ukrainas që janë duke punuar për të rregulluar problemet me energji, kanë thënë se puna e tyre është duke u vështirësuar nga minat tokësore.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

Pas