Rajoni

Ukraina kap snajperisten serbe, shërbeu si “motër nderi”, përmendin edhe Kosovën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:04 - 27/03/22 |
Opi Nion

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kapur një snajperiste serbe të reshtuar krah forcave ruse, njoftoi agjencia e lajmeve e Ministrisë së Mbrojtjes në Kiev, ArmyInform.

Danijela Lazoviç, njihej nga rusët edhe me nofkën “Bagira”. Ajo ka thënë se është braktisur në fushën e betejës.

Në një postim të forcave ukrainase në Twitter, thuhet se Lazoviç, rregullisht ka shkuar në Beograd dhe në Kosovë, ndërsa theksohet se që nga vitit 2014 (koha e nisjes së pushtimit të Donbasit nga Rusia)  ka shërbyer si snajperiste në njësitë e “Milicisë Popullore të DPR”.

Sipas forcave ukrainase, ajo pasi u kap rob pranoi të bashkëpunonte me ukrainasit.  Lazoviç pretendon se është braktisur në fushën e betejës. “Më braktisën. Duke e ditur që isha i plagosur dhe duke pasur mundësinë të më merrnin, ata thjesht shpresuan se do të vdisja, “shpjegoi ajo.

Mediat e huaja shkruajnë se “Daniela Lazoviç ishte marrë me hendboll kur ishte e re. Teksa merrej me këtë sport ajo u shpërngul nga Gornji Milanovac për në Golubac, afër manastirit të Tumanes. Në atë moment, ajo donte të ndërronte fenë dhe të bëhej myslimane, megjithatë, hoqi dorë nga kjo dhe vendosi të shkonte në manastir”.

E quajtur  “motër nderi” Lazoviç shpesh largohej nga manastiri dhe udhëtonte me rroba civile për në Beograd ose Kosovë. Por disa nga këto udhëtime filluan të ngjallnin dyshime. Policia mori njoftim për rastin dhe konstatoi se ajo ishte shpërndarëse droge. Lazoviç u dënua, por nuk specifikohet se kohë ka qenë pas hekurave. Pas lirimit, Daniela ndërpreu kontaktet me prindërit dhe miqtë e saj dhe në nëntor të 2014-ës u nis për në Ukrainë dhe u bashkua me radhët e organizatës proruse “Oplot”./Opinion.al

Pas