Autoritetet ukrainase deklarojnë se ushtria ruse vijon të pësojë humbje të mëdha gjatë luftimeve.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, që nga nisja e sulmeve më 24 shkurt, 42 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën.
Në bilancin e kësaj ministrie, gjithashtu raportohet se janë shkatërruar 223 avionë, 192 helikopterë, 754 dronë, 1811 tanke, 960 sisteme artilerie dhe 4070 mjete të blinduara.
Humbjet e rënda kanë detyruar autoritetet ruse të nisin rekrutimin e ushtarëve të rinj në radhët e ushtrisë, duke hequr dhe kufizimin e moshës.