Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina druhet për lodhje prej luftës në Perëndim

2023/10/21 at 10:13 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ukraina druhet për lodhje prej luftës në Perëndim

Vëmendja ndërkombëtare është zhvendosur nga lufta në Ukrainë në konfliktin në Lindjen e Mesme. Ndërkohë mbështetësit perëndimorë të Ukrainës po tregojnë shenja rraskapitjeje. A do ta braktisin ata Kievin?


Presidenti i SHBA, Joe Biden ka premtuar të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa është e nevojshme”. Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri jehonë kësaj deklarate, e cila u përfshi edhe në komunikatën përfundimtare të samitit të fundit të NATO-s.

Por që nga sulmi terrorist i Hamasve kundër Izraelit më 7 tetor, është shfaqur një krizë e re ndërkombëtare që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik global. Dhe konflikti në Lindjen e Mesme mund të lidhë burimet e atyre që mbështesin veçanërisht Ukrainën, për shembull, SHBA.

Nga kjo do të përfitonte Rusia. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski së fundmi u bëri thirrje vendeve të NATO-s që të mos e ndërpresin mbështetjen e tyre, duke deklaruar se Rusia do të përpiqet të shfrytëzojë situatën në Lindjen e Mesme.

Si do të ndikojë konflikti mes Hamasve dhe Izraelit në luftën në Ukrainë

Sigurisht, SHBA mund të përballen me të dyja krizat njëkohësisht, ishte përgjigja e Bidenit ndaj pyetjes së një gazetari, duke shtuar: “Nëse nuk e bëjmë ne, kush do ta bëjë?” Bideni, megjithatë, është në mosmarrëveshje me republikanët në vend, të cilët duan të shkurtojnë ndihmën për Ukrainën. Në çdo rast, me kaosin që mbretëron aktualisht në Kongres, tani për tani nuk do të arrijnë më para të reja në Ukrainë.

Politologu Johannes Varwick i Universitetit të Halle-s beson se vëmendja qe zhvendosur në SHBA shumë kohë përpara se të shpërthente kriza e fundit në Lindjen e Mesme. Ka “konkurrencë për vëmendje dhe burime. Nuk mendoj se lojtarët kryesorë do të ndalojnë së mbështeturi Ukrainën tani, por përparësitë do të ndryshojnë,” tha ai për DW.

 Mbështetja dobësohet edhe në Evropë

Solidariteti me Ukrainën është gjithashtu në rënie në Evropë. Qeveria polake kërcënoi përkohësisht se do të pezullonte dërgesat e armëve, e zemëruar nga importet e lira të grurit ukrainas. Sllovakia, e cila deri tani ishte gjithashtu një mbështetëse e fortë e Ukrainës, së fundmi ka parë fitoren elektorale të Robert Ficos, i cili gjatë fushatës së tij premtoi se nën udhëheqjen e tij Sllovakia nuk do ta furnizonte me “asnjë të shtënë municioni” Ukrainën, ndërsa bëri thirrje për marrëdhënie më të mira me Rusinë. Hungaria nuk i pranoi kurrë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe vazhdon të blejë gaz rus. Kryeministri Viktor Orban po përpiqet gjithashtu në mënyrë aktive të bllokojë BE-në që të sigurojë ndihmë të mëtejshme financiare për Ukrainën.

Në Perëndim në tërësi, “mbështetja për Ukrainën tashmë është zbehur, kohezioni po shkatërrohet, zërat po rriten duke bërë thirrje për një “paqe të diktuar’”, ku një Ukrainë më e dobët do të detyrohej të pranonte kushtet e vendosura nga një Rusi më e fortë, tha eksperti i politikave dhe deputeti konservator Roderich Kiesewetter për DW. Ndërsa Roman Goncharenko i seksionit ukrainas të DW tha gjithashtu së fundi për programin “To the Point” të DW: “Ka zhgënjim në Ukrainë që Perëndimi është lodhur”.

 A është e mundur një fitore ushtarake ukrainase?

Dorëzimi i armëve perëndimore i ka lejuar Ukrainës që në mënyrë të përsëritur të arrijë sukses të kufizuar ushtarak në kundërofensivat e saj, por deri tani asnjë përparim nuk është materializuar.

Edhe një herë, Presidenti Zelenski i kërkon Perëndimit armë, si avionë luftarakë. Nga Gjermania ai kërkon raketa Taurus. Por kancelari Scholz nuk është i gatshëm t’i japë ato. Dhe një shumicë prej 55% e gjermanëve të anketuar së fundmi nga instituti demoskopik YouGov mbështesin vendimin e tij.

Por hezitimet e vazhdueshme janë pikërisht problemi, beson Kiesewetter: “Ofensiva çlirimtare po pengohet nga vetë Perëndimi, sepse po jep shumë pak, shumë vonë,” argumenton ai. “Një numër i mjaftueshëm i armëve superiore dhe precize mund të kthejë valën.”

Rusia pret kthimin e Trumpit

Kremlini, nga ana e tij, po luan me kohën, duke shpresuar që Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA dhe se kjo do të sjellë fundin e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën.

Për evropianët, kompensimi i kësaj humbjeje “thjesht nuk është i mundur në aspektin e përmasave”, thotë Johannes Varwick, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë pothuajse 50 miliardë Euro vetëm ndihmë ushtarake, ndërsa Gjermania mbështetja e dytë më e rëndësishme, ka kontribuar me rreth 12 miliardë Euro.

“Nëse SHBA ndalon ose redukton masivisht mbështetjen e saj, Ukraina do të ketë një problem që evropianët nuk do të jenë në gjendje ta mbulojnë”, pranoi i dërguari i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell.

Ukraina refuzon marrëveshjen e paqes në këmbim të tokës

Lodhja nga lufta në Perëndim ushtron presion mbi politikanët dhe diplomatët që kërkojnë përfundimin e luftës përmes negociatave. Johannes Varwick beson se një paqe e negociuar është gjithsesi e pashmangshme. Në këtë proces, thotë ai, duhet të ketë gjithashtu negociata “për ndryshime territoriale në Ukrainë, për neutralitetin e Ukrainës”. “E gjithë kjo duhet të hidhet në tryezë sot dhe jo nesër. Në fakt, duhet të kishte ndodhur dje. Por tani është koha për të nisur ato iniciativa.”

Megjithatë, sipas Roman Goncharenkos të DW, një zgjidhje e bazuar në formulën “tokë për paqe” nuk do të kishte asnjë shans për t’u pranuar në Ukrainë: “Shumë gjëra kanë ndodhur, vuajtjet kanë qenë shumë të mëdha. Ky do të ishte një shpërblim për Rusinë.”/DW

 

 



Ju sugjerojmë

Zbulimet arkeologjike në Lin/ Rama: Krenar për thesaret që mbart toka shqiptare
Aktualitet

Zbulimet arkeologjike në Lin/ Rama: Krenar për thesaret që mbart toka shqiptare

19 Korrik, 2025 2:27 pm
‘Jo në minutën e fundit’/ Klosi: Kuvendi të nisë punën me reformën zgjedhore
Aktualitet

‘Jo në minutën e fundit’/ Klosi: Kuvendi të nisë punën me reformën zgjedhore

19 Korrik, 2025 2:12 pm
Sekuestrimi i mallrave pa faturë/Panariti: Ultimatumi, padrejtësi! Mbajnë familjen
Aktualitet

Sekuestrimi i mallrave pa faturë/Panariti: Ultimatumi, padrejtësi! Mbajnë familjen

19 Korrik, 2025 1:45 pm
Garda e New Jersey, stërvitje me FA shqiptare për misione kërkim-shpëtimi
Aktualitet

Garda e New Jersey, stërvitje me FA shqiptare për misione kërkim-shpëtimi

19 Korrik, 2025 1:26 pm
Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanike?
Bota

Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanike?

19 Korrik, 2025 12:50 pm
Vrasja e 23-vjeçarit, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit/ Në kërkim 2 të tjerët
Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçarit, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit/ Në kërkim 2 të tjerët

19 Korrik, 2025 12:41 pm
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Sërish s’ka konstituim të Kuvendit, Nisma pret sinjal pozitiv nga LVV-ja

19 Korrik, 2025 12:16 pm
Zbulohet punishtja e prodhimit të silenciatorëve e u kap me armë/Pranga 30 vjeçarit
Aktualitet

Zbulohet punishtja e prodhimit të silenciatorëve e u kap me armë/Pranga 30 vjeçarit

19 Korrik, 2025 12:04 pm
‘Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë’/Daily Express: Destinacioni evropian për pushime
Aktualitet

‘Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë’/Daily Express: Destinacioni evropian për pushime

19 Korrik, 2025 11:42 am
Sllovenia miraton ligjin që lejon vdekjen e asistuar
Bota

Sllovenia miraton ligjin që lejon vdekjen e asistuar

19 Korrik, 2025 11:32 am
Para
Rama fton në podcast tre gjimnazistë: Këta janë inteligjenca e Shkodrës, jo ajo artificiale

Rama fton në podcast tre gjimnazistë: Këta janë inteligjenca e Shkodrës, jo ajo artificiale

Deklarata e Macron për vizat, KE: Liberalizimi hyn në fuqi më 1 janar 2024, një shtet s’mund të vendos pezullimin

Deklarata e Macron për vizat, KE: Liberalizimi hyn në fuqi më 1 janar 2024, një shtet s'mund të vendos pezullimin

Pesëshja diplomatike e SHBA-së dhe BE-së mbërrin në Prishtinë, nis takimi me Kurtin

Pesëshja diplomatike e SHBA-së dhe BE-së mbërrin në Prishtinë, nis takimi me Kurtin
















TE FUNDIT

Zbulimet arkeologjike në Lin/ Rama: Krenar për thesaret që mbart toka shqiptare

Zbulimet arkeologjike në Lin/ Rama: Krenar për thesaret që mbart toka shqiptare
19 Korrik, 2025

‘Në Lin, një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike po ndodh në brigjet e liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk...

Lexo më shumë

‘Jo në minutën e fundit’/ Klosi: Kuvendi të nisë punën me reformën zgjedhore

‘Jo në minutën e fundit’/ Klosi: Kuvendi të nisë punën me reformën zgjedhore
19 Korrik, 2025

Një prej sfidave të parlamentit të ri në shtator, do të jetë reforma zgjedhore. Teksa opozita ka mjaft rezerva për...

Lexo më shumë

Sekuestrimi i mallrave pa faturë/Panariti: Ultimatumi, padrejtësi! Mbajnë familjen

Sekuestrimi i mallrave pa faturë/Panariti: Ultimatumi, padrejtësi! Mbajnë familjen
19 Korrik, 2025

Edmond Panariti, sekretari për Bujqësinë në Partinë e Lirisë deklaroi sot se ultimatumi i qeverisë për pajisje me faturë tatimore...

Lexo më shumë

Garda e New Jersey, stërvitje me FA shqiptare për misione kërkim-shpëtimi

Garda e New Jersey, stërvitje me FA shqiptare për misione kërkim-shpëtimi
19 Korrik, 2025

Në një postim të shpërndarë sot në Facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bën me dije se mirëmbajtësit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com