Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina distancohet nga deklarata e ambasadorit të saj në Gjermani

2022/07/03 at 9:48 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ukraina distancohet nga deklarata e ambasadorit të saj në Gjermani

Andrij Melnyk është aktualisht diplomati i huaj më i njohur në Gjermani. Me deklaratat e diskutueshme mbi fashizmin në historinë ukrainase ai po shkakton tani irritime dhe kundërshtime.


Në cilësinë e ambasadorit, Andrij Melnyk, është përfaqësuesi zyrtar i Ukrainës në Berlin. E megjithatë qeveria në Kiev distancohet tani qartë prej tij në një pikë. “Mendimi”, që Melnyk ka shprehur në një intervistë me një gazetar gjerman, “është i tij dhe nuk pasqyron qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës”. Për çdo vend një distancim i tillë do të ishte një hap shumë i pazakontë. Sidomos në rastin e një personi si Melnyk, i cili shumë njerëzve në Gjermani u ka bërë përshtypje, por shumë të tjerë edhe i ka zemëruar.

Arsyeja për hapin e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës ishte një videointervistë me Melnyk nga gazetari gjerman Tilo Jung. Jung përmendi vlerësimin e Melnyk për liderin nacionalist ukrainas Stepan Bandera (1909-1959). Ambasadori mohoi të kishte ndonjë provë për vrasjen masive të hebrenjve nga përkrahësit e Bandera-s.

“Jo vrasës masiv”

“Bandera nuk ka qenë vrasës masiv i hebrenjve dhe polakëve”, tha Melnyk. Bandera thjesht është përpjekur të shfrytëzojë luftën midis Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik për pavarësinë e Ukrainës, theksoi ai. Jung kujtoi se Melnyk kishte vizituar në 2015 varrin e Bandera-s në Mynih dhe se e “adhuron” atë. Ambasadori e krahasoi Banderën me Robin Hudin si “luftëtar lirie”, por që “fajësohet për çdo gjë” me pretendimet e dekadave të kaluara.

Por Bandera nuk ishte një Robin Hood. Punime të ndryshme shkencore janë marrë me personin e tij kohët e fundit. Ai udhëhoqi dhe formësoi Organizatën e Nacionalistëve Ukrainas (OUN) dhe pasuesit e tij ishin të njohur për antisemitizmin e tyre. Luftëtarët OUN nga Ukraina perëndimore luftuan për një kohë përkrah nazistëve dhe ishin përgjegjës për dëbimet me motive etnike në vitin 1943, në të cilat u vranë dhjetëra mijëra civilë polakë, shumë prej tyre hebrenj. Nga viti 1941 deri në lirimin e tij në 1944, vetë Bandera ishte i burgosur në kampin e përqendrimit Sachsenhausen pranë Berlinit; Memoriali në faqen e tij të internetit nuk shprehet lidhur me personin e tij. Pas Luftës së Dytë Botërore Bandera u vendos në Gjermani dhe jetoi në Mynih. Atje ai u vra në vitin 1959 nga një agjent i shërbimit sekret sovjetik KGB. Nacionalistët ukrainas e nderojnë atë edhe sot e kësaj dite.

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë Marcin Przydacz i quajti komentet e Melnyk të premten (01.02) “plotësisht të papranueshme”. “E dimë fare mirë, se si kanë qenë marrëdhëniet polako-ukrainase dhe çfarë ndodhi në vitin 1943 dhe më vonë në Volhynia dhe Galicinë lindore”, shtoi ai, duke iu referuar masakrave të kryera nga ultranacionalistët ukrainas. Por Varshava është “e interesuar për pozicionin e qeverisë ukrainase, jo për atë të personave të veçantë”.

Kritika të ashpra erdhën nga pala izraelite. Deklaratat e Melnyk janë “një shtrembërim i fakteve historike, një banalizim i holokaustit dhe fyerje për ata që u vranë nga Bandera dhe njerëzit e tij”. Ndërsa ambasada izraelite në Gjermani deklaroi më tej: “Ju po minoni edhe luftën e guximshme të popullit ukrainas për të jetuar sipas vlerave demokratike dhe në paqe”.

“Ai ishte një figurë qendrore”

Në Gjermani në radhë të parë përfaqësuesit e shkencës shprehën kritikë. Historiania e Evropës Lindore nga Mynihu, Franziska Davies, i quajti deklaratat e Melnyk “të vështira për t’u duruar”. Nuk mund të vërtetohet se Bandera personalisht ka qenë i përfshirë në vrasjet masive, ai u burgos nga gjermanët menjëherë pas fillimit të luftës. Por ai ishte një figurë qendrore e OUN. Sa nazistë nuk kanë vrarë personalisht? Ata janë megjithatë vrasës masiv.” Një numër shkencëtarësh të tjerë bënë deklarata të ngjashme duke iu referuar studimeve më të fundit.

Pianisti hebre Igor Levit akuzoi diplomatin në twitter, se luan të paditurin”. “Çfarë mohimi i historisë. Çfarë hipokrizie. T’ju vijë turp.”. Në të njëjtën kohë, procesi u përshkallëzua – siç ndodh shpesh në rrjetet sociale – duke u larguar nga debati faktik.

Debati është gjithsesi i fortë duke pasur parasysh kontekstin historik me disa mijëra vrasje dhe me dëbime. Por ai përkeqësohet nga figura dhe qendrimi i Melnyk-ut. Diplomati, i cili flet një gjermanishte gati të përsosur, ka qenë një kritik i angazhuar i qeverisë gjermane, dhe jo vetëm që nga sulmi rus në Ukrainë. Qeverinë gjermane ai e akuzon prej kohësh për hezitim dhe mungesë mbështetjeje për vendin e tij. Ofendimi që I bëri kancelarit Scholz në fillim të majit për mosvajtjen për vizitë në Kiev në atë kohë, ngjalli shumë debate. Historiania Davies shkroi: “Të kritikosh adhurimin e Bandera-s dhe të tregosh solidaritet me Ukrainën shkojnë bashkë”.

Qeveria gjermane i regjistroi gjithashtu deklaratat e Melnyk. Zëvendës zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann, e ripostoi në twiter postimin zyrtar të Tilo Jung për intervistën duke i vënë përpara një “Ia vlen për t`u parë!”. Rekomandime të tilla në twitter nga ekipi i zëdhënësve të qeverisë gjermane janë të rralla.

Ministria e Jashtme, e cila është kryesisht përgjegjëse për kontaktet me ambasadorët nga e gjithë bota, ishte më diplomatike. Sipas zëdhënësit Christian Wagner, deklarata është vënë re. Qeveria në Kiev “e ka bërë të qartë se ky është mendimi personal i ambasadorit dhe jo një qëndrim zyrtar i Ukrainës”./ DW



Ju sugjerojmë

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana
Aktualitet

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana

13 Qershor, 2025 4:31 pm
Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord
Aktualitet

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord

13 Qershor, 2025 4:19 pm
Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran
Bota

Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran

13 Qershor, 2025 4:04 pm
Arrestimi i ish-Presidentit, reagon Lulzim Basha: Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit!
Aktualitet

Meta kërkon lirinë: Të zbutet masa e sigurisë, jam kreu i një partie opozitare

13 Qershor, 2025 3:56 pm
Efektet e pandemisë/ Janar-prill 2021, 40% më shumë shtrime në psikiatri
Aktualitet

Shëngjin, fluks pacientësh në qendrën shëndetësore

13 Qershor, 2025 3:42 pm
U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…
Kryesore

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…

13 Qershor, 2025 3:24 pm
“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
Bota

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

13 Qershor, 2025 3:04 pm
Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
Aktualitet

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

13 Qershor, 2025 2:45 pm
Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor, 2025 2:20 pm
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

13 Qershor, 2025 1:52 pm
Para
Roskovec, kalimtari përplaset për vdekje nga një makinë

35-vjeçarja u hodh nga kati i dytë bashkë me foshnjën, si është gjendja tyre

1919/ Turhan Pasha në Konferencën e Paqes: Kërkojmë rikthimin e trojeve shqiptare

1919/ Turhan Pasha në Konferencën e Paqes: Kërkojmë rikthimin e trojeve shqiptare

Emri/ Kërcënoi me armë zjarri dy persona, arrestohet 35-vjeçari në Gramsh

Emri/ Kërcënoi me armë zjarri dy persona, arrestohet 35-vjeçari në Gramsh
















TE FUNDIT

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana
13 Qershor, 2025

Pas sulmeve intensive kundër Iranit, Izraeli ka vendosur të mbyllë përkohësisht të gjitha ambasadat e tij në mbarë botën, përfshirë...

Lexo më shumë

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord
13 Qershor, 2025

Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është duke ecur me ritme tepër të shpejta. Kështu ka...

Lexo më shumë

Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran

Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka informuar disa prej partnerëve më të rëndësishëm në botë për sulmet që do të kryente vendi...

Lexo më shumë

Meta kërkon lirinë: Të zbutet masa e sigurisë, jam kreu i një partie opozitare

Arrestimi i ish-Presidentit, reagon Lulzim Basha: Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit!
13 Qershor, 2025

Ish-Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”. Tetë muaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com