Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina akuzon Rusinë: Ka shkelur të drejtat e njeriut, OKB t’i kërkojë llogari

2022/03/03 at 5:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina akuzon Rusinë: Ka shkelur të drejtat e njeriut, OKB t’i kërkojë llogari

Ukraine's deputy Foreign Minister Emine Aiiarovna Dzhaparova is seen on a TV monitor as she gives a remote speech during an urgent debate on the Ukraine conflict at the UN Human Rights Council in Geneva on March 3, 2022. - The UN human rights chief slammed Russia's attack on Ukraine, warning of a "massive impact" on the rights of millions and cautioning that heightened nuclear threat levels showed all of humanity was at risk. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP) (Photo by FABRICE COFFRINI/AFP via Getty Images)

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës Emine Dzhaparova akuzoi të enjten Rusinë për përfshirje në akte që përbëjnë krime lufte, duke shtuar se forcat ruse në Ukrainë kanë kryer “shkelje të hapur” të të drejtave të njeriut.

“Ngjarjet e fundit tregojnë qartë faktin se trupat ruse që luftojnë në Ukrainë kryejnë shkeljet dhe abuzimet më flagrante të të drejtave të njeriut, duke u përfshirë në mënyrë sistematike në akte që qartazi përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,”-tha Dzhaparova.

“Bombat ruse po shkatërrojnë qytetet dhe fshatrat e atdheut tim, duke synuar zonat e banuara, shkollat, jetimoret, spitalet, kishat, muzetë, kullat televizive, sheshet qendrore dhe infrastrukturën kritike”,-shtoi ajo.

Duke iu drejtuar Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut përmes lidhjes video, Dzhaparova i bëri thirrje OKB-së që të kërkojë llogari nga Federata Ruse për pushtimin e saj në Ukrainë dhe agresionin e vazhdueshëm ushtarak.

“Ne besojmë se Këshilli i të Drejtave të Njeriut ka një rol udhëheqës për të luajtur në bashkimin e përpjekjeve për të garantuar përgjegjësinë e Rusisë për krimet e saj kundër vendit tim”, tha zëvendësministrja e Jashtëm para këshillit.

Rusia në mënyrë rutinore mohon të ketë shënjestruar civilët në Ukrainë; megjithatë, mediat ndërkombëtare dhe vëzhguesit kanë dokumentuar gjerësisht viktima civile dhe dëmtime në infrastrukturën civile.

Sipas Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, OKB-ja konfirmoi të paktën 752 viktima civile, përfshirë 227 të vrarë, të martën mbrëma. Megjithatë, llogaritë e numrit të viktimave të civilëve kanë ndryshuar shumë ndërmjet autoriteteve dhe agjencive të ndryshme. CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e vdekjeve.

Duke folur të enjten, Dzhaparova tha se Rusia e mban veten “mbi ligjin ndërkombëtar dhe mbi rendin e bazuar në rregulla”, por vuri në dukje se Ukraina “po i reziston” agresionit ushtarak rus./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
Bota

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

14 Maj, 2025 12:51 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Aktualitet

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

14 Maj, 2025 12:35 pm
Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Rajoni

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

14 Maj, 2025 12:19 pm
Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
Aktualitet

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

14 Maj, 2025 12:15 pm
Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
Aktualitet

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

14 Maj, 2025 12:01 pm
Mashtrim në Call Center/Pranga për 6 punonjës,1 nga organizatorët.Të tjerë në kërkim
Aktualitet

Mashtrim në Call Center/Pranga për 6 punonjës,1 nga organizatorët.Të tjerë në kërkim

14 Maj, 2025 11:58 am
Para
Vështirësitë e studentëve afrikanë për t’u larguar nga Ukraina

Vështirësitë e studentëve afrikanë për t’u larguar nga Ukraina

Atletët rusë përjashtohen nga Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022

Atletët rusë përjashtohen nga Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022

Bombarduan shkolla dhe spitale, forcat ruse vranë 22 civilë në veri të Ukrainës

Bombarduan shkolla dhe spitale, forcat ruse vranë 22 civilë në veri të Ukrainës

TE FUNDIT

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
14 Maj, 2025

Edhe pse numërimi i votave për subjektet politike nga votuesit brenda vendit është mbyllur, vijon të numërohen akoma votat e...

Lexo më shumë

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
14 Maj, 2025

E ndërsa në qarkun e Fierit po vijon numërimi i votave preferenciale pas korrjes së fitores së Partisë Socialiste, janë...

Lexo më shumë

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
14 Maj, 2025

Socialisti, Erion Braçe ka bërë thirrje për kujdes dhe transparencë maksimale në procesin e numërimit të votave në Tiranë, i...

Lexo më shumë

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
14 Maj, 2025

Ish-presidenti i Uruguajit, José Mujica, i njohur si “Pepe”, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Njeriu që udhëhoqi Uruguajin nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com