Rreth 370,000 ushtarë rusë janë vrarë nga forcat ukrainase që nga fillimi i sulmeve në Ukrainë. Ky bilancë është bërë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kievit.
Forcat e Kievit pretendojnë gjithashtu se kanë shkatërruar 6,075 tanke ruse, 8,747 sisteme artilerie, si dhe 23 anije luftarake dhe varka, një nëndetëse dhe 1,814 raketa lundrimi.
Lufta në Ukrainë ka shkuar ditën e 689. Gjatë natës, Rusia ndërmori një tjetër sulm të rëndë në pothuajse të gjitha rajonet e vendit të pushtuar, duke përdorur raketa hipersonike Kinzhal.
Paralajmërimi për sulm ajror u dëgjua në të gjitha rajonet e Ukrainës.