Zyrtarët ukrainas pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.
Në një përditësim në rrjetin social “Facebook”, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e Kievit kishin rimarrë kontrollin e qytetit nga trupat ruse dhe kishin shkaktuar humbje të mëdha në forcat e Moskës gjatë betejës.
Zyrtarët ukrainas pohuan gjithashtu se dy komandantë të rangut të lartë rusë u vranë gjatë betejës për qytetin.
Chuhuiv ndodhet në një pozicion strategjik rreth 23 milje nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, i cili ka qenë nën bombardime nga forcat ruse për më shumë se një javë./Opinion.al