Bota

Uji nxjerr në bregdetin britanik pako droge,kapnin vlerën e 80mln paundëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 26/05/21 |
Opi Nion

Disa pako ‘të veçanta’ dhe të paketuar me ngjitës të kuq kanë dalë në bregdetin e Sussex të Anglisë.

Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për thuajse një mijë kilogramë kokainë e cila në tregun britanik, nëse do të shitej do të kapte vlerën e 80 milionë paund.

Mediat e huaja njoftojnë gjithashtu se autoritetet britanike kanë bërë me dije se droga ishte e mbështjellë në qese që nuk u hyn uji dhe pakot ishin të kapura në jelekë shpëtimi për të qëndruar mbi ujë. Nga dyshimet paraprake besohet se droga e gjetur e ka prejardhjen nga Amerika Jugore.

Pakot e drogës janë gjetur fillimisht nga kalimtarët e rastit në plazh në Hastings dhe Neëhaven.

“Kjo është sasi e konsiderueshme e drogës e llojit të parë, për të cilën mendojmë se ka prejardhje nga Amerika Jugore, por po shikojmë se si arriti droga deri këtu dhe se cili ka mundur të jetë destinacioni përfundimtar”, ka thënë zyrtari i policisë Martin Grace.

Pas