Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka bërë një njoftim për qytetarët në kuadër të masave të marra për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
UKT ka njoftuar se duke filluar nga sot, abonentët do të mund të marrin shërbim vetëm në Zyrat Qendrore dhe Pika UKT rruga “Petro Nini Luarasi”, Tregu Elektrik dhe Pika UKT rruga “Bardhyl” nga ora 08:00-16:00.
Ata njoftojnë gjithashtu për kanalet aletrnative të kryerjes së pagesave të faturave të ujit. UKT thotë se qytetarët mund të paguajnë nëpërmjet aplikacioneve bankare e-Banking, Easy Pay, Ëestern Union dhe AK Invest.
“NJOFTOJMË të gjithë qytetarët që për defekte apo probleme të tjera që lidhen me Ujësjellës Kanalizime Tiranë mund të marrin në numrin tonë të gjelbër 0800 44 88, i cili do të jetë aktiv 24 orë në 7 ditë të javës. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin në përballimin së bashku të kësaj situate”, mbyll njoftimin UKT. /Opinion.al