Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka njoftuar qytetarët se në disa zona do të ketë reduktim të furnizimit me ujë.
Ky reduktim mësohet se vjen si pasojë e problemeve që ka OSHEE me energjinë elektrike në zonën e Fushë Kuqes.
Mësohet se stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot do të stakohen nga mbrëmja e sotme deri nesër në mëngjes.
Për këtë arsye mund të ketë probleme ose reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona.
“Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës (SHRUKD) informon qytetarët se për shkak të problemeve që ka OSHEE në lidhje me furnizimin me energji elektrike në zonën e Fushë Kuqes, stacionet e pompave në këtë vendndodhje (Fushë Kuqe dhe Fushë Milot) do të stakohen nga mbrëmja e sotme deri nesër në mëngjes.
Për këtë arsye mund të ketë probleme ose reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona.
Ekipet tona janë në kontakt të vazhdueshëm me OSHEE dhe po ndjekin situatën për rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe do të informojmë menjëherë për çdo përditësim”, thuhet në njoftim.