Në zonën e plazhit të Durrësit ujërat e zeza po sëmurin banoret kurse pushuesit largohen menjehere sapo dëgjojnë erën e reëdë.
Një banor i lagjes nr 13 në një intervistë për ABC Neës tha se kanë shpërthyer ujërat e zeza dhe Bashkia e Durrësit nuk ndërhyn për riparimin e pusetave.
Në bodrumet e një blloku palletesh, rruge dhe trotuare janë krijuar pellgje të mëdha uji të ndotur. Situata eshte e pazakonte per nje zone te banuar, aq më tepër në një zonë që shfrytëzohet për plazh në muajt e verës.
Përveçse ndotjes së ambjenteve të përbashkëta, ujërat e zeza deportojne tek ato të pastra, duke i bërë të papërdorshme.
Në zonën e ndotur përveçse banesave, apartamenteve që jepen me qera për pushuesit dhe bizneseve, ndodhen edhe dy qendrat shëndetësore.