UEFA ka vendosur zyrtarisht se ku do të luhen finalet e Champions League për tre edicionet e radhës.
Mësohet se, finalja e vitit 2021 do të luhet në Rusi, në stadiumin e Zenitit të Shën Pjetërburgut.
Finalja e vitit 2022 do të zhvillohet në “Allianz Arena” të Mynihut, stadium që ka mirëpritur pak vite më parë sfidën mes Bayern dhe Chelsea, ku triumfuan londinezët.
Ndërsa finalja e vitit 2023, do të luhet në “Ëembley” të Londrës./ Opinion.al E.Xh.