UEFA ka publikuar sot arsyet se pse ka dënuar Skënderbeun me 1 vit jashtë Kupave të Europës, duke zbuluar se ekipi korçar kishte manipuluar ndeshjet si në Europë, ashtu edhe në kampionatin shqiptar.
“Sistemi i Detektimit të Mashtrimeve të Basteve, me saktësi ka konfirmuar para panelit se klubi Skënderbeu ka qenë i përfshirë vazhdimisht në aktivitete manipulimesh rezultatesh në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare në 6 vitet e fundit..
Sistemi arrin në konkluzionin se të paktën numri në vijim i ndeshjeve është manipuluar për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve: 5 ndeshje të Ligës së Kampioneve, 2 ndeshje të Europa League, 41 ndeshje të Kampionatit Shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë si dhe 6 ndeshje miqësore”, shkruhet ndër të tjera në argumentimin e UEFA-s