Sport

UEFA rikthen tifozët në stadium për Sperkupën e Europës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:33 - 25/08/20 |
Al Do

Ndeshja e vlefshme për Superkupën e Evropës mes Bajernit të Mynihut dhe Sevijas do të luhet me tifozë.

Vendimi vjen nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Ndeshja parashikohet të luhet në 24 shtator në Budapest në stadiumin “Puskas Arena”.

UEFA ka vendosur  që stadiumi të mbushet në 30% të kapacitetit të tij, që do të thotë rreth 20 mijë tifozë do të jenë të pranishëm.

Të gjitha ndeshjet e tjera të UEFA-s do të luhen pa tifozë deri në një njoftim të dytë, duke lënë të kuptohet se tifozët nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjet e para të Ligës së Kombeve./ Opinion.al

Pas