Sport

UEFA po heton tifozët shqiptarë/ FSHF: “Jemi në prag të dënimit”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:35 - 17/10/16 |
root

Ndonëse në ndeshjet e fundit të zhvilluara të kombëtares, stadiumi ka qenë plotë me tifozë, sjellja e tyre nuk ka qenë dhe aq korrekte. Rasti i fundit është regjistruar në ndeshjen përballë Spanjës, ku flakadanë janë hedhur në fushë, gjë e cila është bërë objekt hetimi nga UEFA.

Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku që ka deklaruar se Federata mund të dënohet nga UEFA. Federata ka pranuar se tashmë rrezikohet seriozisht që takimi i muajit nëntor mes Shqipërisë dhe Izraelit të luhet me dyer të mbyllura në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

“Ndajmë një shqetësim jo të vogël në lidhje me dy incidentet e ndodhura në ndeshjet e fundit në raport me flakadanët dhe shashkat që janë hedhur në ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Spanjën. Meqë është rast i përsëritur, jemi në limitet që do të na dënohet fusha. Jemi në një pozicion të mirë, në një stadium të tej mbushur dhe dënimi i tifozëve për shkak të sjelljes të një pjese të tyre do të ishte një gjë e rëndë për ne”, u shpreh Shulku në një konferencë për shtyp.

Pas