UEFA ka hapur një hetim ndaj Federatës Gjermane të Futbollit për shkak të fashës me ngjyrat e ylberit që mbajti kapiteni Manuel Neuer.
Neuer u shfaq me këtë fashë ndaj Francës dhe ndaj Portugalisë për të promovuar tolerancë dhe diversitet ndaj lëvizjes LGBT edhe është për shkak të muajit të dedikuar këtij komuniteti.
UEFA mund ta interpretojë diçka të tillë si simbol politik dhe për këtë arsye Neuer dhe Gjermania rrezikojnë gjobitje.