Sport

UEFA mision monitorimi për zgjedhjet në FSHF



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:12 - 14/02/22 |
Opi Nion

Tre zyrtarët, pjesë e delegacionit të UEFA-s, mbërritën nga Zyrihu në Shqipëri me mision monitorimin e procesit zgjedhor në federatën e futbollit.

Zyra e shtypit në Federatë njofton se ata dhe kanë kërkuar informacion të imtësishëm për proceset zgjedhore në shoqatat rajonale dhe ato që FSHF ka cilësuar si incidentet të shkaktuara nga ndërhyrjet flagrante të politikës.

Në ditët e qëndrimit në Shqipëri, pasi të njihet me të gjitha problematikat, pretendimet e palëve dhe të shqyrtojë dokumentacionin e procesit zgjedhor, misioni monitorues i UEFA-s do të përgatisë një raport të detajuar i cili do t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin, Kryeministrit Edi Rama, si edhe FSHF-së.

Më 2 Mars do të mbahet Asambleja Zgjedhore për organet drejtuese të Federatës, Komitetin Ekzekutiv dhe presidentin e saj për një mandat 4-vjeçar. Në garë për kreun e kësaj federate janë zyrtarisht presidenti aktual Armand Duka, gazetari Dritan Shakohoxha dhe ish-trajneri Sulejman Starova.

Pas