UEFA ka vendosur që pjesa e mbetur e ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës të vijoj të luhet në orën 20:30.
Kujtojmë se ndeshja e grupit B e “Euro2020” mes Danimarkës dhe Finlandës u ndërpre në fund të pjesës së parë pasi lojtari danez Christian Eriksen ra në mes të fushës, teksa sipas raportimeve ka pësuar arrest kardiak.
Tashmë Eriksen ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar dhe kjo gjë ka detyruar autoritetet më të larta të futbollit europian të dalin me këtë vendimmarrje.
Gjithashtu, UEFA deklaron se dhe ndeshja tjetër e mbrëmjes mes Belgjikës dhe Rusisë të luhet sipas parashikimit në orën 21:00.
Kjo ngjarje nuk ishte aspak e zakonshme por edhe e rëndë njëkohësisht. Thuajse e gjithë bota e futbollit por edhe tifozët janë sensibilizuar edhe I kanë uruar futbollistit danez shërim të shpejt./Opinion.al