Sport

UEFA heton Manchester Cityn, klubi reagon ashpër


               Publikuar në : 18:22 - 16/05/19 |
el ida

UEFA po heton Manchester Cityn për parregullsi financiare. Njoftimi u bë publik me anë të një deklarate në faqen zyrtare të UEFA-s, por në të nuk bëheshin të ditura shumë detaje.

Pas publikimit, zëdhënësit e Manchester City, reaguan me anë të një komunikate ku pohonin se akuzat ishin false, dhe e quajtën vendimin për nisjen e hetimeve të gabuar dhe armiqësor.

“Manchester City është i zhgënjyer, por jo i habitur nga njoftimi i Bordit të Kontrollit Financiar. Kemi besim te një zhvillim pozitiv i çështjes kur të gjykohet nga një trupë e pavarur. Akuzat për parregullsi janë tërësisisht false dhe bordi nuk ka marrë parasysh shumë prova të ofruara nga Manchester City. Vendimi ka gabime, interpretime të gabuara dhe konfuzion në një proçes krejtësisht i gabuar, i pakënaqshëm, i kufizuar dhe armiqësor ndaj klubit tonë” thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Mediat e huaja shkruajnë se shkeljet financiare kanë ardhur nga sponsorizimet fiktive, ndërsa shtojnë se në lupë janë më shumë se 200 milionë paund përgjatë viteve 2012 dhe 2013./Opinion.al

 

Pas