Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Udhëzimi/ Ja si të aplikoni pa gabime për lotarinë amerikane

2016/09/24 at 7:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Mundësia e dytë, SHBA shpall fitues të rinj të llotarisë amerikane

Programi i Lotarisë Amerikane është një mënyrë që iu ofrohet shtetasve të huaj, për të ardhur si emigrantë në SHBA, duke u dhënë të  drejtën të punojnë e jetojnë në mënyrë të përhershme në këtë vend së bashku me familjet e tyre( bashkëshorten dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç).


Aplikimet për llotarinë amerikane, DV-2018, duhet të dorëzohet elektronikisht duke filluar që nga mesdita e datës 4 tetor, 2016 e martë, deri ditën e hënë 7 Nëntor, 2016.

Gjatë periudhës së regjistrimit applikantët do të kenë akses për formularin, Form (E-DV),  në adresën www.dvlottery.state.gov .

Aplikantëve u sugjerohet që të mos presin deri ditën e fundit.

Të gjithë ata që bëjnë kërkesë dy herë, skualifikohen.

Kërkesat e bëra si duhet do të konfirmohen në internet, ku do të shihni emrin tuaj, ditëlindjen, vendlindjen.

“Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht”, ky është një ndër paralajmërimet nga ambasada amerikane për të gjithë ata që janë të interesuar për lotarinë amerikane.

Mund të skualifikoheni nëse nuk dërgoni fotografitë, elektronikisht. Formularët në letër nuk pranohen.

Fotografitë duhet të jenë për ju, për bashkëshortin tuaj,për secilin fëmijë nën moshën 21 vjeç,duke përfshirë këtu edhe fëmijët e adoptuar.

Nëse keni ndonjë fëmijë që ai/ajo/ ka green card, apo shtetësinë amerikane, natyrisht nuk do të aplikoni për të. Gjithsesi, nëse fotografitë nuk janë sipas masave që kërkohen kjo mund të bëhet shkak për skualifikimin e aplikantit kryesor dhe atyre që e shoqërojnë atë.

Duke filluar që nga 2 Maj, 2017, do të jeni në gjendje të kontrolloni në internet statusin tuaj lidhur me aplikimin e bërë  për lotarinë amerikane DV-2018, duke futur numrin tuaj unik si edhe informacionin personal.

Aplikanti të cilit i jepet mundësia për të ardhur në SHBA nëpërmjet këtij programi, duhet të ketë së paku një arsimim të mesëm (dmth të ketë mbaruar shkollën e mesme), të cilën duhet ta ketë përfunduar brenda 5 vjetëve të fundit para aplikimit për lotari, të ketë dy vjet  eksperiencë pune  e detyrueshme për pozicionin ku punon.

Kjo kërkesë është e domosdoshme për aplikantin kryesor, por jo për ata që do ta shoqërojnë. Fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk mund të dalin si aplikantë të parë, pra nuk mund të aplikojnë për lotarinë amerikane, por ata që  janë nën moshën 21 vjeç dhe kanë mbaruar shkollën e mesme, janë të ligjshëm për të aplikuar, dhe gjithashtu të përfitojnë nga aplikimi i prindit.

Shteti amerikan  me arsim  të mesëm nënkupton 12 vjet shkollë. Personi me dy vjet eksperiencë punë, apo praktikë pune, duhet të paraqesë dokumentat e nevojshme bindëse.

Fituesve të llotarisë u jepet e drejta të sjellin me vete bashkëshortin dhe fëmijët nën moshën 21 vjeç. Fëmijët  apo gruaja që të përfitojnë, duhet të jenë listuar në aplikim/formular/. Nëse aplikanti e le pa vënë emrin e bashkëshortes, apo fëmijës së tij, këtyre u humbet legjimiteti për të emigruar.

Departamenti i shtetit bën përjashtime për foshnjet e porsalindura pas dorëzimit  të aplikimit.

Nëse ka individë që duan të mbushin formularin për llotarinë amerikane, por kanë kryer krime më përpara, duhet të kenë shumë kujdes para se të  aplikojnë. Refuzimi i green card-ës personit që fiton lotarinë, shpie në deportimin e tij nga Amerika.

E mira është që para se të mbushni kërkesat për lotarinë amerikane të konsultoheni me avokat profesionist.

UDHËZIME RRETH PROGRAMIT TË VIZAVE EMIGRUESE TË SHUMËLLOJSHMËRISË (LOTARISË AMERIKANE) (DV-2018)

Për vitin fiskal 2018, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV). Regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi, do të skualifikohen.

Plotësimi i regjistrimit elektronik për Programin e Lotarisë DV-2018

Plotësoni Formularin Elektronik të Regjistrimit për Vizën e Shumëllojshmërisë (E-DV Entry Form ose DS-5501) online në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov.

Regjistrimet e papërfunduara nuk do të pranohen. Regjistrimi për Programin e Lotarisë është falas.

Jeni të inkurajuar të plotësoni vetë formularin e regjistrimit, pa ndihmën e një “këshilluesi për viza”, “agjenti të vizave” ose personave të tjerë që ju ofrojnë ndihmë.

Nëse është dikush tjetër që ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm në momentin e përgatitjes së regjistrimit, në mënyrë që t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë sa më të saktë, të merrni faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajiseni me faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit.

Pa këtë informacion, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin online, i cili do t’ju informojë mbi statusin e regjistrimit tuaj.

Duhet të jeni të kujdesshëm në rastin kur dikush ofrohet të ruajë faqen tuaj të konfirmimit dhe numrin tuaj të konfirmimit. Ju gjithashtu duhet të keni akses te posta elektronike që keni vendosur te regjistrimi juaj në E-DV.

Pasi të keni dorëzuar elektronikisht regjistri-min e plotë, juve do ju shfaqet një faqe konfirmimi, e cila përmban emrin tuaj dhe numrin tuaj unik të konfirmimit. Printojeni këtë faqe dhe ruajeni. Duke filluar nga 2 maji 2017, ju do të mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj në faqen zyrtare ëëë. dvlottery.state.gov, duke klikuar mbi Kontrollin e Statusit të të Regjistruarit dhe duke futur numrin unik të konfirmimit dhe informacionin personal.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2018, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni më tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi.

Ju duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm për të plotësuar regjistrimin tuaj E-DV:

  1. Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Mos vendosni emrin e babait si emër mesi, por vendosni N/A.
  2. Datën e lindjes – ditë, muaj, vit.
  3. Gjininë – mashkull ose femër.
  4. Qytetin e lindjes.
  5. Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.
  6. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë – Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë, normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku jetoni. Nëse keni lindur në një vend jo të kualifikueshëm për Programin e Lotarisë, lutemi rishikoni Pyetje të Shtruara Shpesh për të parë nëse ka mënyrë tjetër që mund t’ju bëjë të kualifikueshëm.
  7. Fotografitë e të regjistruarve – Fotografi personale tuajën të nxjerrë kohët e fundit, të bashkëshortit/es dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim. Shikoni Dorëzimi i Fotografisë

Dixhitale për specifikime teknike dhe të kompozimit. Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshortes/it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose Rezidentë të Përhershëm të Ligjshëm (me green card), por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojshmërie.

Fotografitë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrimi juaj mund të skualifikohet ose viza juaj të refuzohet nëse fotografitë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluara në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojnë specifikimet e mëposhtme. Nëse përfshini fotografi që e kishit përdorur në regjistrimin e vitit të kaluar (DV-2017), ju do të skualifikoni automatikisht, ndaj përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit. Shikoni “Dorëzimi i Fotografisë Dixhitale” për më shumë informacion.

  1. Adresa postare – Në emër të

Adresa Rreshti 1

Adresa Rreshti 2

Qyteti

Rrethi

Kodi Postar

Shteti

  1. Shteti ku jetoni aktualisht.
  2. Numri i telefonit (jo i detyruar).
  3. Adresë email-i – Një adresë poste elektronike në të cilën ju keni akses të drejtpërdrejtë. Nëse aplikimi juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarit, ju do të merrni email-e të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit duke ju njoftuar që informacion me detaje i intervistës për vizën emigruese është vendosur në Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Departamenti i Shtetit kurrë nuk do t’ ju dërgojë një e-mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhur për programin e DV-së. Shikoni Pyetjet të Shtruara Shpesh për më shumë informacion në lidhje me procesin e përzgjedhjes.
  4. Niveli më i lartë i arsimimit që ju keni arritur, deri më sot:

(1) vetëm Shkollë fillore,

(2) disa vite shkollë të mesme, pa diplomë

(3) Diploma e shkollës së mesme,

(4) Shkollë profesionale,

(5) Disa kurse universiteti,

(6) Diplomë universitare,

(7) Disa nivele të kurseve pasuniversitare,

(8) Master,

(9) Disa Kurse të doktoraturës, dhe

(10) doktoraturë.

  1. Statusi aktual martesor – (1) I/e pamartuar, (2) i/e martuar dhe bashkëshorti/ja ime nuk është qytetare amerikane, apo me green card, (3) i martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card, (4) i divorcuar, (5) i ve, ose (6) i ndarë ligjërisht. Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshortit/es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshortit tuaj që plotëson specifikimet teknike të njëjta si fotoja juaj. Mosvendosja e bashkëshortit/es tuaj në regjistrimin për lotarinë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrimin tuaj bashkëshortin/en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcoheni përpara se të aplikoni për një vizë. Një bashkëshort i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do të kërkojë dhe as nuk do t’i lëshohet një vizë DV. Ndaj, nëse ju zgjidhni opsionin “i martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card” tek aplikimi juaj, sistemi nuk do ju kërkojë të vendosni informacionin për bashkëshorten.
  2. Numri i fëmijëve – Renditni Emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin e regjistrimit elektronik, pavarësisht nëse jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t’u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Ngarkoni fotografi individuale të secilit prej fëmijëve tuaj duke përdorur specifikimet teknike të njëjta si fotografia juaj.

Sigurohuni që të përfshini:

– të gjithë fëmijët biologjikë;

– të gjithë fëmijët ligjërisht të birësuar nga ju; dhe,

– të gjithë fëmijët/thjeshtërit nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ose nuk do të emigrojë me ju.

Fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk janë të pranueshëm për DV. Megjithatë, në rrethana të caktuara Akti i Mbrojtjes të Statusit të Fëmijëve i mbron fëmijët nga “përjashtimi për shkak të moshës”. Nëse aplikimi juaj i DV është bërë para se fëmija juaj i pamartuar të kishte mbushur 21 vjeç, dhe fëmija mbush 21 para lëshimit të vizës, ai/ajo mund të trajtohet sikur ai/ajo të ishte nën 21 për qëllimin e shqyrtimit të vizës.

Një fëmijë i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk ka nevojë për një vizë diversiteti, dhe ju nuk do të penalizoheni për mospërfshirjen e anëtarëve të tillë të familjes në aplikimin tuaj. Mospërfshirja në regjistrimin për lotarinë i të gjithë fëmijëve të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë./tiranaobserver/

Etiketa: aplikimigabimelotaria amerikaneudhezimi


Ju sugjerojmë

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

15 Maj, 2025 11:21 am
Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
Aktualitet

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

15 Maj, 2025 11:16 am
Rritet me 116 për qind numri i pasagjerëve në aeroport në krahasim me 2019
Aktualitet

Samiti/Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

15 Maj, 2025 11:12 am
Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë
Aktualitet

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë

15 Maj, 2025 11:08 am
Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer
Aktualitet

Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer

15 Maj, 2025 10:46 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia nuk i jep lejen

15 Maj, 2025 10:41 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I dehur në timon përplas një motomjet/ Arrestohet 58-vjeçari, lëndohen dy persona

15 Maj, 2025 10:36 am
Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
Aktualitet

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

15 Maj, 2025 10:20 am
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

15 Maj, 2025 10:15 am
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

15 Maj, 2025 10:08 am
Para
Marrëdhëniet jo të mira rrezikojnë projektet në rajon

Marrëdhëniet jo të mira rrezikojnë projektet në rajon

Stresi e çon Brad Pitt drejt marijuanës

Përse Brad Pitt do të hetohet nga FBI?

VIDEO/ Një autogol i jep fitoren Juventusit në Palermo

VIDEO/ Një autogol i jep fitoren Juventusit në Palermo
















TE FUNDIT

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
15 Maj, 2025

Për herë të 16-të të enjten, deputetët nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Ngërçi sërish mbeti te votimi...

Lexo më shumë

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
15 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer dhe delegacioni i tij është pritur në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri, Edi...

Lexo më shumë

Samiti/Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

Rritet me 116 për qind numri i pasagjerëve në aeroport në krahasim me 2019
15 Maj, 2025

Për shkak të bllokimit të rrugëve sot dhe neser nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton...

Lexo më shumë

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë
15 Maj, 2025

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit: Suel Çela, Talo Çela, Florenc Çapia, Ervis Martinaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com