Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Lushnje, pranë fshatit Moravë. Një automjet tip “Range Rover” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përplasur me një shtyllë.
Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, ndërsa drejtuesi i mjetit, 33-vjeçari R.M. ka mbetur i plagosur.
Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte automjeti tip fuoristradë, i cili ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e përparme dhe të pasme./Opinion.al