Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Udhëtonte me makinë me qira, Policia e ndalon dhe i heq lejen e qarkullimit të firmës

2023/02/22 at 9:31 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Udhëtonte me makinë me qira, Policia e ndalon dhe i heq lejen e qarkullimit të firmës

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka trajtuar problemin e Erik Alkollarit, i cili ka një kompani makinash me qira dhe në Dhjetor i dha shtetasit Mirjon Gjeloshi një “Audi Q5” për 10 ditë.


Mirjon Gjeloshi u ndalua nga policia dhe nuk kishte patentë me vete. Atij iu tërhoq leja e qarkullimit e makinës, që i përket agjensisë.

Në fund, shtetasi u zhduk dhe leja e qarkullimit nuk i zhbllokohet pa dorëzuar patentën fizikisht ky i fundit.

Denoncuesi: Ne me datë 29 Dhjetor 2022, i kemi dhënë një klientit tonë këtë “Audin” me qira për 10 ditë. Ky personi gjatë vozitjes me makinë për një moment nuk e ka pasur patentën me vete fizikisht, në sistem rezulton që është me patentë edhe Policia i ka tërhequr lejen e qarkullimit. Ka kaluar disa ditë, personi nuk ka treguar, por më pas ka ardhur tek zyra dhe më ka treguar që ka këtë problem. Kemi shkuar me atë tek Policia, kemi thënë se cila është arsyeja që ia mban lejen e qarkullimit. Më kanë thënë që ky personi pa sjellë patentën fizikisht, nuk e merr lejen e qarkullimit. Leja e qarkullimit e kësaj makine është në emër të kompanisë tonë. Kjo makinë ka një kontratë qiraje, nuk është një makinë vetjake. Më thanë tek policia për të hapur gjyq. Tani, si të hap gjyq për një leje qarkullimi kur leja e qarkullimit është këtu. Makina është me zero detyrime. Ata e shohin në sistem se ky personi e ka patentën. Ai thotë që e ka në procesverbal që pa ardhur patenta këtu, nuk ta jap lejen e qarkullimit. Unë nuk mund ta jap dot makinën me qira sepse në momentin që ta bëj kontratën e makinës, momentin që një patrullë ndalon, në momentin që nuk ke lejen e qarkullimit, direkt makina shkon në pikë bllokimi. Dëmi shkon në 3000-4000 Euro sepse kjo e ka çmimin 50 Euro dita.

Në Komisariatin e Policisë Rrugore i thonë të bëjë një ankesë, që të zgjidhë problemin.

Punonësja: Ky ka dhënë mjetin me qira, personi është konstatuar, i është bllokuar leja e qarkullimit sepse nuk ka patur lejen e drejtimit me vete.

Shefja te Kartoteka: Derisa të sjellë patentën, nuk e merr dot.

Punonjësja: Zotëria tani paska gjetur dhe kartën e identitetit të zotërisë edhe…

Shefja: Prapë duhet patenta!

Qytetari: Ajo makina është makinë qiraje, policit, kur i bie targës i ka dalë “rent car”, makinë me qira dhe minimalisht duhet të kërkonte kontratën!

Shefja: Unë të thashë duhet ta bësh ankesën me shkrim drejtuar Drejtorisë Policisë Rrugore!

Qytetari: Po nuk e marrin për bazë fare.

Shefja: Po çoje me postë, e marrin për bazë, janë të detyruar të të kthejnë përgjigje. “Nuk ma japin lejen e qarkullimit!”-thuaja.

Shefja: Te Komisariati i Policisë Rrugore nuk më japin lejen e qarkullimit.

Shefja: Prandaj po të them ankohu ti që të gjesh zgjidhje!

Pas komunikimit që pati “Stop” me shefen e kartotekës, u tha se procedura ishte vonuar sepse nuk ishte bërë lidhja e dokumenteve.

Shefja e kartotekës: Sot i kemi kërkuar QKB-në e firmës, të na bëjë lidhjen e dokumentave dhe e kemi procedurën gati.

Gazetarja: Nuk më rezulton që kjo ka qenë kërkesa juaj që në fillim.

Shefja e kartotekës: Nuk e di tani, ai ka folur me shumë persona, po unë sot e kam marrë në dorë si praktikë. Janë raste për t’u diskutuar me eprorët, janë ca klauzola, janë ca hapësira ligjore, që ne nuk dimë, si të veprojmë në këto raste.

Pas interesimit të “Stop”, qytetarit iu kthye leja e qarkullimit.

Denoncuesi: Më në fund e mora pas 2 muajsh përpjekje, falë jush, emisionit “Stop” arritëm që ta marrim lejen e qarkullimit. Kemi vuajtur shumë, vija përditë këtu dhe nuk gjejsa asnjë zgjidhje. Shyqyr Zotit, falë jush e morëm lejen e qarkullimit. / Tv Klan



Ju sugjerojmë

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë
Bota

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë

8 Tetor, 2025 5:09 pm
Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
Kryesore

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

8 Tetor, 2025 4:14 pm
Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
Bota

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

8 Tetor, 2025 4:04 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

8 Tetor, 2025 2:58 pm
Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
Kryesore

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

8 Tetor, 2025 2:17 pm
Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
Sport

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

8 Tetor, 2025 1:01 pm
Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

8 Tetor, 2025 11:55 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Aktualitet

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 11:03 am
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
Aktualitet

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

8 Tetor, 2025 10:55 am
Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
Aktualitet

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 10:49 am
Para
Kosovë/ Përplasen tre makina, humbin jetën katër persona

Kosovë/ Përplasen tre makina, humbin jetën katër persona

Parashikimi i motit, 11 tetor 2021

Horoskopi për sot, 23 shkurt 2023

Breshër dhe shtrëngata, “çmendet” moti të premten

Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i motit
















TE FUNDIT

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë
8 Tetor, 2025

Projekti shtetëror i Ukrainës “Dua të jetoj”, ka publikuar ato që i quan statistika zyrtare të humbjeve ushtarake ruse për...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
8 Tetor, 2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në krah të kryeministrit Edi Rama...

Lexo më shumë

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
8 Tetor, 2025

Bundestagu shtrëngon politikën e migracionit. Sot bëhet fjalë për shfuqizimin e marrjes së nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
8 Tetor, 2025

Forcat ruse kanë pushtuar gati 5 mijë kilometër katrorë tokë në2025 dhe kanë ruajtur përparësinë e plotë në fushëbetejë. Kështu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com