Kronikë

Udhëtoi nga Rinasi/Kapen në Gjermani shqiptari i kërkuar për vrasje nga Britania


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:53 - 03/05/22 |
Opi Nion

Mediat gjermane kanë raportuar se është arrestuar në aeroportin e Karlsruhe një person i cili rezultonte të ishte në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet se i arrestuari është një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

31-vjeçari shqiptar rezultonte të ishte në kërkim nga Britania e Madhe.

Shkruhet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, arriti në Gjermani të dielën me një fluturim nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit të emigracionit, rezultoi se autoritetet britanike po e kërkonin për një vrasje dhe e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se i riu është në paraburgim në Gjermani dhe se pritet ekstradimi i tij në drejtim të Britanisë së Madh./Opinion.al

Pas