Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Udhëtimet në hapësirë, si mund të bëheni pjesë

2021/07/21 at 11:37 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Udhëtimet në hapësirë, si mund të bëheni pjesë

Pëlqyesit e adrenalinës shumë shpejt do të mund të përballen me emocione të forta, teksa turizmi hapësinor nis të jetësohet.
Gjithçka ju duhet është durim. Dhe shumë para.


Kush është duke ofruar fluturime hapësinore?

Dy kompani janë duke ofruar fluturime nga disa minuta në Hapësirë, Blue Origin e miliarderit Jeff Bezos dhe Virgin Galactic, e themeluar nga Richard Branson.
Raketa e kompanisë Blue Origin niset vertikalisht, kapsula bie kur arrihet lartësia e duhur dhe më pas ekipi ulet në Tokë me tri parashuta.

Virgin Galactic përdor aeroplanbartës masiv, duke bërë nisjen në pistë horizontale dhe më pas lëshohet raketa me fuqi të nisjes në Hapësirë.
Në të dyja rastet, deri në gjashtë pasagjerë mund të ngriten nga ulëset e tyre për të përjetuar disa minuta pa peshë dhe të shikojnë pamjet e Tokës nga Hapësira.

Kur mund të shkoni në Hapësirë?

Virgin Galactic ka thënë se fluturimet e rregullta komerciale do të nisin më 2022, pas kryerjes së dy testeve tjera. Lista e pritjes është relativisht e gjatë, pasi 600 bileta janë shitur deri më tani, transmeton agjencia e lajmeve AFP.
Mirëpo kompania parashikon që të kryejë rreth 400 fluturime në vit.
Blue Origin planifikon dy fluturime tjera këtë vit, të parin në shtator dhe “shumë tjera” vitin e ardhshëm.
Një tjetër mënyrë për të shkuar në Hapësirë është përmes televizionit. Një emision televiziv në ardhje, Space Hero, ka thënë se planifikon të dërgojë fituesin e garave në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 2023.
Sa do të kushtojë udhëtimi?

Biletat e para të shitura nga Virgin Galactic kanë çmimin mes 200 mijë deri më 250 mijë dollarë secila, mirëpo kompania ka paralajmëruar se çmimi në të ardhmen mund të rritet.
Blue Origin nuk ka bërë të ditur ndonjë çmim.

A janë të ashpra kërkesat për gjendjen fizike?

Jo – secilit i kërkohet të ketë gjendje fizike normale. Trajnimet e kompanisë Virgin Galactic zgjasin vetëm pesë ditë.
Blue Origin premton që t’i mësojë secilit gjithçka i duhet “ditën para nisjes”.
Në fluturimin e parë me ekip të kompanisë Blue Origin në Hapësirë, pjesë e ekipit ka qenë pionierja e aviacionit, Ëally Funk, 82-vjeçare, e cila tani është kthyer në astronauten më të vjetër, që ka kryer një fluturim të tillë.

Në mesin e kërkesave të kompanisë për të realizuar fluturimin përfshihet ngjitja e shtatë palë shkallëve brenda 90 sekondave si dhe që gjendja trupore të jetë mes 152 centimetrave gjatësi dhe 50 kilogramëve apo 193 centimetra dhe rreth 100 kilogramëve.

Po SpaceX?

Kompania e Elon Musk është duke hyrë po ashtu në lojën e turizmit hapësinor, mirëpo planet e saja janë për udhëtime më të gjata. Çmimi i udhëtimit po ashtu pritet të jetë astronomik – dhjetëra miliona dollarë.
Miliarderi amerikan Jared Isaacman ka nisur një mision të titulluar Inspiration4, që përfshin atë, bashkë me tre pasagjerë tjerë rreth Tokës, në udhëtimin që besohet se do të realizohet përmes një rakete të kompanisë SpaceX.

Më pas, në janar të vitit 2022, tre biznesmenët do të udhëtojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me një astronaut me përvojë. Misioni, i titulluar Ax-1, është duke u organizuar nga kompania Axiom Space, e cila ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë Spacex për tri fluturimet e radhës.
Kompania e miliarderit Musk është duke planifikuar udhëtim në orbitë me katër persona, të organizuar nga kompania Space Adventures – kompania e njëjtë që ka organizuar fluturimin e miliarderit japonez Yusaku Maezaëa në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në muajin dhjetor, me një anije kozmike ruse Soyuz.

Maezaëa po ashtu pritet të realizojë një udhëtim në Hënë më 2023, përmes një anije kozmike që është ende duke u zhvilluar nga kompania SpaceX.
Ai ka ftuar tetë anëtarë nga publiku që t’i bashkohen – por periudha e aplikimit tani ka përfunduar/ REL

Etiketa: ushëtimet në hapësirë


Ju sugjerojmë

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
Aktualitet

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

5 Shtator, 2025 7:35 pm
KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…
Bota

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…

5 Shtator, 2025 7:29 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqyte: Nuk ka pushim

5 Shtator, 2025 6:52 pm
Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët
Kronikë

Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët

5 Shtator, 2025 6:49 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky: Mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

5 Shtator, 2025 5:58 pm
Para
Gjendet i pajetë në rrugë një 53-vjeçar, detaje nga policia

Gjendet i pajetë në rrugë një 53-vjeçar, detaje nga policia

VIDEO/ Temperatura mbi 50°C, Dubai prodhon shi artificial

VIDEO/ Temperatura mbi 50°C, Dubai prodhon shi artificial

Lobimi turk për njohjen e Kosovës,Vuçiç:Erdogan, i fuqishëm, do flas me të

Lobimi turk për njohjen e Kosovës,Vuçiç:Erdogan, i fuqishëm, do flas me të
















TE FUNDIT

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
5 Shtator, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se çdo prani e trupave perëndimore në territorin e Ukrainës do të shihet si shënjestër...

Lexo më shumë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
5 Shtator, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4....

Lexo më shumë

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
5 Shtator, 2025

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet në bazë të javës së fundit (raundi...

Lexo më shumë

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
5 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se vendi i tij blen hapur naftë ruse, duke theksuar se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com